Studio në programin Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit

07/08/2021

Bujqësia është një nga veprimtaritë ekonomike bazë të një vendi, ndaj edhe studimi, hulumtimi, si dhe të qenit profesionistë i kësaj fushe është mëse e nevojshme në këtë kohë.

 

Duke e parë këtë rëndësi, UBT ka të zhvilluar programin Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit, posaçërisht për të bërë ndërlidhjen e parimeve shkencore me aplikimin e tyre në teknologjinë e prodhimit të produkteve bujqësore, mirëmbajtjen, përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së prodhimit dhe mjedisit.

 

Me profesionistët dhe ekspertët më të mirë që ka vendi, UBT u ka mundësuar studentëve të këtij drejtimi që të marrin njohuritë dhe praktikat më të mira, duke iu siguruar kurrikula moderne dhe laboratorë të sofistikuar për zhvillimin e veprimtarisë së tyre.

 

Nga ky program, UBT po përgatit specialistë të agrokulturës dhe mjedisit, që si qëllim kanë kontributin në zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik të vendit.