Studio në njërin prej profesioneve më të kërkuara, atë të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë
14/09/2020UBT ka bërë risi në Kosovë dhe rajon me programin Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologjisë, duke ofruar specializime unike me njohuri dhe shkathtësi më të larta teknologjike dhe inxhinierike, në fushën e bioteknologjisë.
Programi i këtij fakulteti është projektuar për të ndërlidhur parimet shkencore me aplikimet e tyre praktike dhe komerciale, që lidhen me industrinë ushqimore, si dhe me mirëmbajtjen dhe përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së ushqimit.
Qëllimi kryesor jo vetëm i programit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologjisë por edhe programeve të tjera të studimit në UBT, është përgatitja e ekspertëve dhe profesionistëve nëpër fusha përkatëse të studimit, duke u ofruar atyre infrastrukturën e nevojshme për studimet akademike.
UBT përmes programit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologjisë ofron specializime në të dy nivelet e studimit, Bachelor dhe Master, që përfshijnë Teknologjinë Ushqimore, Nutricionin (të ushqyerit) dhe Menaxhimin dhe sigurimin e cilësisë së ushqimit.
UBT ka ndërtuar dhe pajisur laboratorët në mënyrë të përsosur, për t’u mundësuar studentëve mësimin praktik, si dhe për veprimtari të tjera kërkimore në fushat e shkencave të ushqimit dhe bioteknologjisë. Kështu, UBT ka zhvilluar laboratorin për ushqimet e modifikuara gjenetike, për mikrobiologji, për biokimi, si dhe për analiza fiziko-kimike të produkteve të ndryshme ushqimore.
Për më shumë informacione rreth programit, klikoni në linkun: http://study.ubt-uni.net/fst/
Apliko TANI: https://apliko.ubt-uni.net/