Studio në Fakultetin Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT
15/08/2021Programi Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT është programi më modern i këtij lloji në vend, i cili ka gërshetuar në mënyrë perfekte parimet shkencore me praktikën në industrinë ushqimore.
Me zhvillimin e këtij programi, UBT i ka siguruar Kosovës kuadro profesionale për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së ushqimit.
Trendet e reja të teknologjisë në fushën e inxhinierisë dhe bioteknologjisë ushqimore të cilat UBT i ka inkorporuar në programin Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji i aftësojnë studentët e këtij drejtimi për të qenë më të mirët e kësaj fushe.
Zgjedh më të mirin, që të bëhesh më i miri!