Studio Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT

26/06/2024

Programi Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi është dizajnuar për t’ju ofruar studentëve një kombinim të njohurive dhe aplikon aspektet metodologjike në teknologjinë e informatikës, menaxhmentit dhe biznesit në sistemet e informacionit.

Pse duhet të zgjedhni këtë program:

Programi ofron kurrikulë multidisiplinare duke u mundësuar studentëve përforcimin dhe përfitimin e njohurive të reja rreth fushës së ekonomisë, biznesit dhe inxhinierisë.

UBT ofron një infrastrukturë moderne dhe laboratorë të sofistikuar të teknologjisë informative, që ndikojnë në formimin e ekspertëve të kompletuar nga fusha e ekonomisë, inxhinierisë, prokurimit publik dhe ndërmarrësisë.

Programi është fokusuar në drejtim të studentëve/profesionistëve nga industritë e mëposhtme: banka dhe financa, marketing dhe marrëdhënie me publikun, inxhinieri, shitje me pakicë, prodhimtari, sektorin publik dhe jofitimprurës, IT / Telekom dhe konsulencë.

Leading the Way

#jointheLEADER