Studio master në UBT, E Drejta Civile dhe Pronës
18/10/2021UBT ofron programin master, E Drejta Civile dhe Pronës, program në të cilin studentët dhe të rinjtë do të mund të gjejnë njohuri profesionale dhe të përgjithshme teorike të së drejtës civile si prona, problemet evropiane dhe globale të tregtisë, si dhe të drejtat e njeriut.
Zhvillimi i të menduarit kritik dhe aftësive hulumtuese është pjesë e programit, duke ofruar një pasqyrë të pronësisë intelektuale, marrëveshjeve ndërkombëtare për tregti të lirë, zbatimin e ligjit, legalizimin e pronësisë, si dhe garantimin e lëvizjes së lirë të tregut ndërkombëtarë.
Kurrikula është e hartuar në atë mënyrë që t’iu përgjigjet nevojave të studentëve të diplomuar në juridik dhe fushave të sistemit të drejtësisë, duke mbuluar çështjet dhe zhvillimet bashkëkohore në fushat e detyrimeve dhe kontratave, proceseve gjyqësore tregtare, të drejtave pronësore, ligjit të konkurrencës ose procesit gjyqësor.
Ky program është i përshtatshëm për studentët për faktin e zhvillimit të marrëdhënieve juridike ndërmjet qytetarëve dhe subjekteve private, të përfshira në çështje shumë të rëndësishme për avokatët e angazhuar.