Studio master në Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT
22/09/2021Një prej programeve që ka gërshetuar parimet shkencore me aplikimin e tyre në praktikë në industrinë ushqimore të gjithë studentëve iu ofrohet edhe në nivelin master të studimeve.
Programi i nivelit master Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, studentëve iu ofron mundësinë që të përfitojnë praktika profesionale dhe njohuri nga ekspertët më të mirë të kësaj fushe, duke u avancuar në tjetër nivel rreth mënyrës së mirëmbajtjes dhe përmirësimit të cilësisë dhe sigurisë së ushqimit.
Me specializime unike që ndërlidhen kryekëput me fushën e bioteknologjisë dhe inxhinierisë ushqimore, ky program studimi përgatit profesionistë të ardhshëm të fushës së bioteknologjisë të cilët do t’i shërbejnë vendit me praktikat më të mira të marra nga UBT.
Laboratorët më të sofistikuar dhe special të kësaj fushe për të bërë hulumtime dhe për të kryer punën praktike, janë një ndihmesë shumë e mirë për studentët e këtij programi që duan të bëhen pjesë e një ekipi të suksesshëm e inovator që është në UBT.