Studio master në Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë
11/10/2021UBT në bashkëpunim me Kolegjin ESLG, ofron programin e nivelit master, Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë, program ky që zhvillon liderët e së ardhmes në industrinë e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme në Kosovë.
Përmes këtij programi UBT dhe ESLG, studentëve u mundësojnë avancimin e njohurive gjithëpërfshirëse të pasurive të paluajtshme për urbanizim të qëndrueshëm në Kosovë, me mësimet më inovative në vend.
Pajisja e liderëve dhe menaxherëve të industrisë së ndërtimit me njohuritë dhe shkathtësitë më të azhurnuara të industrisë për një udhëheqje inovative të organizatave të tyre është qëllim i programit Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë.
Përmes këtij programi studentët do të kenë mundësi të marrin praktika të njohura ndërkombëtare për rritjen e performancës, efikasitetit dhe qëndrueshmërisë së sektorit të pasurive të paluajtshme në Kosovë.
Apliko tani: http://www.eukos.org/m/?page=1,108