Studio master në Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT

05/10/2021

Profesionin e gazetarisë të cilin çdo ditë e më shumë me zhvillimin e saj teknologjia është duke e ndryshuar, UBT e ofron edhe në nivelin master me një gërshetim unik mes gazetarisë, medias, marketingut, marrëdhënieve me publikun dhe komunikimit.

 

Me një staf profesional dhe kualitativ, UBT studentëve të nivelit master të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT iu ofron kompetenca të larta në fushën e medias dhe komunikimit, duke iu përvetësuar atyre edhe më shumë aspektin e të bërit gazetari, marrëdhënie me publikun, marketing, si dhe komunikim medial të ndërsjelltë.

 

Kushtet moderne infrastrukturore, studentëve të këtij programi të studimit iu ofrojnë komoditet dhe mundësi më të mira për të ndjekur kurset si në anën teorike ashtu edhe në atë praktike.

 

Zhvillimi i mediave brenda institucionit, atyre iu ofron lehtësi për nga ana praktike, mirëpo njëkohësisht edhe marrëveshjet e bashkëpunimit me industri dhe media jashtë UBT-së iu ofrojnë mundësi shumë të mira të punësimit.