Studio master në Energji Elektrike dhe Tregjet e Energjisë në UBT

15/10/2021

UBT ofron programin unik, Energji Elektrike dhe Tregjet e Energjisë, në nivelin master të studimeve, program që plotëson në një nivel tjetër kompetencat e studentëve në fushën e energjisë.

 

Ky program studimi, studentëve u ofron një arsimim më të thelluar dhe studim të përditësuar të lëndëve të inxhinierisë së energjisë, duke ofruar njohuri gjithëpërfshirëse në fushat e energjisë elektrike, rrjeteve të mençura, mjedisit dhe teknologjive të ngjashme.

 

Kërkimi dhe zhvillimi në kuadër të këtij programi zhvillohet përmes laboratorëve të sofistikuar të UBT-së, si dhe me ndihmën e një stafi akademik profesional që është gjatë gjithë kohës në dispozicion të studentëve të UBT-së.

 

Shumica absolute e studentëve që kanë studiuar në këtë program studimi janë sistemuar në tregun e punës dhe janë duke punuar përmes praktikave më të mira ndërkombëtare që i kanë marrë në UBT.