Studio në programin e parë në Kosovë dhe rajon për Inxhinieri të Mekatronikës

24/06/2024

Në UBT, programi i Inxhinierisë së Mekatronikës është dizajnuar për t’ju ofruar studentëve një kombinim të njohurive të avancuara në mekanikë, elektronikë dhe informatikë, duke ndjekur trendet më të fundit të teknologjisë.

Pse duhet të zgjedhni këtë program:

Zhvilluar për t’ju përgjigjur kërkesave të tregut vendor dhe ndërkombëtar për inxhinierë të mekatronikës që përfshin Shkencat Kompjuterike, Inxhinierinë Elektronike dhe Inxhinierinë Mekanike për dizajnimin e sistemeve të mençura.

Mundësi të zhvillimit të aftësive në Inteligjencë Artificiale, Robotikë, Automjete Autonome, si dhe në Prodhim të Mençur.

Diplomë e dyfishtë e njohur ndërkombëtarisht, me dy vite studimi në UBT dhe dy të tjera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zhvillim të punës praktike në laboratorët më modern të Inxhinierisë së Mekatronikës në UBT, si dhe vizita studimore brenda dhe jashtë vendit.

Ligjërata dhe ushtrime në grupe të vogla me profesionistë dhe ekspertë të fushës së mekatronikës, të kualifikuar në universitetet më të mëdha botërore.

Leading the Way

#jointheLEADER