Studio Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT

12/06/2024

Programi Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit është krijuar për t’ju ofruar studentëve njohuri të thella dhe praktike në fushën e agrikulturës dhe menaxhimit të mjedisit, duke iu dhënë mundësinë të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e burimeve natyrore.

Pse duhet të zgjedhni këtë program:

  • Kurrikula përfshin një kombinim të lëndëve teorike dhe praktike që mbulojnë aspekte të ndryshme të agrikulturës dhe mjedisit, përfshirë ekologjinë, menaxhimin e tokës, bimët, dhe teknologjitë e reja të bujqësisë.
  • Mësimi bazohet në metodologji moderne dhe praktika mësimore që përfshijnë përdorimin e teknologjive të fundit në agrikulturë dhe menaxhimin e mjedisit.
  • Ligjëruesit janë ekspertë të fushës me përvojë të gjerë akademike dhe profesionale, të përkushtuar për t’ju ndihmuar të zhvilloni aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për suksesin tuaj.
  • Me një diplomë në Inxhinierinë e Agrikulturës dhe Mjedisit nga UBT, mund të gjeni punësim në fusha të ndryshme si agrikultura, menaxhimi i burimeve natyrore, dhe shumë të tjera.

Leading the Way

#jointheLEADER