Studio Art dhe Media Digjitale në UBT
02/08/2022Fakulteti Art dhe Media Digjitale në UBT, ndërlidh pjesën teorike dhe praktike duke e bërë më të lehtë realizimin e veprave unike dhe kreative të studentëve, të cilat do të kontribuojnë në çështje të ndryshme që përkufizojnë jetën shoqërore.
Veçantia e Fakultetit Art dhe Media Digjitale në UBT, është aplikimi i praktikave të ndryshme, zhvillimi dhe hulumtimi në marrëdhënien midis artit, filmit, video-lojërave, dizajnit dhe hapësirës publike, duke punuar së bashku me artistë, kuratorë, galeritë, kritikë të artit, filozofë, 3D dizajnerë, dizajnerë të lojërave kompjuterike dhe regjisorë.
Në këtë fakulteti është bërë e mundur që studentët të përgatiten në fushën e artit, por edhe në pjesën e teknologjisë edhe digjitalizimit, duke bërë që puna e tyre të jetë më lehtë e realizueshme dhe të bëhet e qasshme dhe e shikueshme nga të gjithë.
Ajo që e dallon këtë fakultet nga të tjerët është se kurrikula është e bazuar nga Akademia AVA Ljublana, Central Saint Martins, nga ekspertë ndërkombëtarë, si dhe nga master classes me artistë dhe kuratorë, si dhe marrëveshjet me industrinë, sistemi i artit vendor, qasjet në biennalet ndërkombëtare, festivalet e filmit, çmimet për gara në industrinë e artit, filmit, industrinë e lojërave kompjuterike.
Angazhimi i stafit akademik të Fakultetit Art dhe Media Digjitale është në nivel të lartë, për të përgatitur dhe për të nxjerrë kuadro të reja, të cilët do të jenë të pakonkurrueshëm dhe të aftësuar në mënyrë që, përmes ideve kreative dhe inovative do të ndikojnë në përmirësimin dhe avancimin e jetës kulturore dhe artistike të shoqërisë.