Regjistrimi dhe Pranimi

E drejta e konkurrimit

Në Kolegjin UBT mund të konkurrojnë:

  • Të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të huaj që kanë diplomën e shkollës së mesme ose të një shkolle të barasvlershme me të (të nivelit 3A sipas Standardeve Ndërkombëtare të Klasifikimi të Arsimit – ISCED) që i mundëson kandidatit plotësimin e kushteve për regjistrim në universitet;
  • Studentë të transferuar nga universitete tjera të vendit apo të huaja, të licencuara dhe të akredituara.
  • Shërbimet për studime në UBT janë me pagesë (tarifa e shkollimit). Vlera e kësaj pagese për çdo kurs studimi në çdo vit akademik vendoset nga Rektori, pas marrjes së mendimit nga Këshilli Drejtues.
  • Për kategori të veçanta studentësh (studentët e shkëlqyer etj.), UBT mund të japë edhe bursa studimi. Kriteret për dhënien e bursave i vendos Këshilli Drejtues (Rektorati).

Dokumentet e nevojshme          

  • Fletëkërkesa për regjistrim (Aplikacioni) e cila merret në Zyrën për Shërbimin e Studentëve (ZSHS);
  • Diploma/Certifikata për kryerjen e shkollës së mesme
  • Dëftesat e shkollës së mesme;
  • Ekstrakti e lindjes,
  • Dy fotografi
  • Autobiografia (CV) për studentët që punojnë.

  Mënyra e konkurrimit

  • Kandidati i interesuar e  plotëson kërkesën për regjistrim duke ia bashkangjitur dokumentet e nevojshme dhe i dorëzon në Zyrën për Shërbimin e Studentëve;

Kandidati mund të konkurrojë edhe përmes adresës elektronike: info@ubt-uni.net