Praktika dhe Tutorime

Praktika dhe tutorimi

 

Praktika është trajnimi që zhvillohet nën drejtimet e një mbikëqyrësi në një mjedis pune. Përmbajtja dhe procedurat për praktikë janë përcaktuar në Udhëzuesin e Praktikës. Puna e pavarur përfshin detyra të pavarura, aplikimin e njohurive të fituara, zgjidhjen e problemeve, përgatitjen e prezantimeve, leximin e teksteve në listën e rekomanduar të leximit, përgatitjen e detyrave të shkruara etj.

 

Trajnimi praktik i vitit të parë dhe të dytë zhvillohet kryesisht në laboratorët e Kolegjit dhe fokusohet në punën ekipore – ku grupet e studentëve punojnë në detyra praktike që lidhen me njohuritë teorike të fituara në ligjërata. Në këtë mjedis mësuesit janë lektorë të lidhur me temat e praktikës. Praktika e vitit të tretë është individuale, zhvillohet në një kompani dhe mbikëqyret nga një mentor lokal. Shumica e detyrave praktike bazohen në projekte – ato kanë një datë të veçantë të fillimit dhe një datë përfundimi, që do të thotë se ato mund të kryhen në të njëjtën kohë me studimet dhe mjedisin e kolegjit.

 

Praktika në industri apo organizata shteterore viteve të fundit zhvillohet veçmas në vendin e punes. Në praktiken industriale do të ketë tre pale të ndryshme: instruktori në Kolegj, studenti dhe mentori në vend te punes. Bashkëpunimi lidhur me praktikën është bërë me kompani dhe organizata në mbarë Kosovën. Praktika e parë dhe e dytë përqendrohet në nevojat specifike të ndërmarrjeve dhe institucioneve . Detyrat e praktikës janë punuar tashmë para periudhës së praktikës me ligjëruesit gjatë orëve teorike dhe leksioneve. Gjate vitit te tretë të studimeve çdo student gjen një kompani apo organizate të përshtatshme së bashku me Kolegjin dhe bën një marrëveshje praktike paraprake me të.