Marrja e vendimit për të fituar arsim jashtë vendit është një vendim i madh. Ne në UBT, i kuptojmë vështirësitë që studentët mund të kenë kur studiojnë jashtë vendit. Kështu, Zyra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në bashkëpunim me Zyrën Këshilluese u siguron studentëve që të transferohen në UBT, me këshilla kulturore dhe sugjerime lidhur me përshtatjen kulturore në Kosovë.