Shërbimet e Studentëve
Një nga parimet themelore të punës së UBT-së është të ofrojë mundësi të barabarta për hulumtime cilësore dhe ofrimin e asistencës dhe mbështetjes së nevojshme për të gjithë studentët. E gjithë infrastruktura dhe puna e institucionit ka qenë gjithmonë dhe është e orientuar drejt studentit në mënyrë që studenti të ndihet i mbështetur në çdo moment gjatë procesit të studimit të tij në këtë institucion. Studentët kane të drejtat e tyre në institucion dhe trajtohen me dinjitet dhe drejtësi.
Qendra Studentore siguron qasje në informata gjatë ditëve të punës nga ora 08:30 deri në ora 17:30. Kjo qendër është e lidhur ngushtë me departamentet, me Zyrën e Financave dhe Administratës dhe me çështjet që lidhen me studentët.
Politika e ID-së per Student
Karta UBT do t’ju identifikojë si student i Kolegjit për të lehtësuar sigurinë, integritetin akademik dhe sigurinë e komunitetit të kolegjit dhe pronës së kolegjit si dhe për të përmirësuar aksesin në shërbimet dhe lehtësitë e kolegjit.
Moodle
Moodle është një platformë mësimi e dizajnuar për të siguruar edukatorët, administratorët dhe nxënësit me një sistem të vetëm të fuqishëm, të sigurt dhe të integruar për të krijuar mjedise të personalizuara të të nxënit.
Moodle është besuar nga institucionet dhe organizatat dhe përdoret në UBT për stafin / studentët etj. Ajo ka një ndërfaqe të thjeshtë, karakteristika drag-and-drop dhe burime të mirë-dokumentuara së bashku me përmirësimet e vazhdueshme të përdorshmërisë qe e bëjnë Moodle të lehtë për të mësuar dhe shumë të përdorshme nga studentë dhe profesore.
SMIS
SMIS eshte sistem informacioni për menaxhimin e studentëve te institucioneve te arsimit te larte dhe ofron mundesine për regjistrimin e studentëve të rinj, trajtimin e evidencave të provimeve, notave dhe përparimin akademik. Gjithashtu ofron një proces të rrjedhës së punës, importin e të dhënave financiare, disponueshmërinë e të dhënave të studentëve, kërkimin e avancuar, dhe gjenerimin e dokumenteve të ndryshme zyrtare siç janë transkriptet dhe dhënia e raporteve statistikore.