Marrëveshjet ndërkombëtare me universitetet dhe institucionet e tjera janë një mundësi e jashtëzakonshme dhe me rëndësi vitale për UBT. Ne besojmë se krijimi i partneriteteve të reja dhe forcimi i partneriteteve ekzistuese mund t’u ofrojë mundësi studentëve dhe ligjeruesve të mbajnë standardet më të larta të mësimdhënies, të të mësuarit dhe të kërkimit, si dhe të vazhdojnë me tendencat akademike, të ndajnë risitë dhe të angazhohen në mënyrë aktive në mbarë botën. Kështu, UBT kërkon partneritete me universitetet anembanë botës të cilët janë të përkushtuar për përsosmëri në arsim dhe hulumtim.