Qëllimi i trajnimit
Sot është me rëndësi që të zhvillohen shkathtësitë e delegimit si një prej veglave kryesore me të cilën mbikëqyrësi kryen punën e tij. Delegimi nuk është thjesht caktim i detyrave nga ana e menaxherit. Për të deleguar, duhet bartur detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat tek një person i besuar i cili/e cila ka njohuri për detyrën e dhënë që është pjesë e punës suaj të përditshme. Ky trajnim ju ndihmon që në të ardhmen të zhvilloni shkathtësitë tuaja deleguese ashtu që të informoheni se kujt dhe çka duhet deleguar.
Përmbajtja e trajnimit:
- Çka është delegimi?
- Si të përgatitet mbikëqyrësi për delegim efektiv
- Si të delegohen punët tek te tjerët.
- Përshkrimi i shkurtër i përparësive dhe mangësive të delegimit
- Shpjegimi i pengesave të mundshme për delegim
- Identifikimi i arsyeve për dështimet në delegim
- Rreziqet e mundshme në delegim
Në fund të trajnimit do të jeni në gjendje të:
- Përshkruani në bazë të cilave çështje mbikëqyrësi mund të përgatis delegimin efektiv
- Përshkruani si të delegohen punët tek te tjerët
- Përshkruani shkurt përparësitë dhe mangësitë e delegimit
- Sqaroni pengesat e mundshme për delegim
- Identifikoni arsyet për dështimet në delegim
- Shpjegoni rreziqet në delegim
Kohëzgjatja: 6 orë
https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/trajnime/apliko-online/