Qëllimi i trajnimit:
Në ditët e sotme të zhvillimit të biznesit, menaxherët e projektit ballafaqohen me menaxhimin e projekteve komplekse me buxhete të kufizuara dhe resurse të pakta. Për t’ju shmangur përsëritjes së punëve, vonesave apo pengesave, menaxherët e projekteve kanë nevojë për mjete të avancuara dhe teknika për të ju përshtatur ndryshimeve të shpeshta në këtë ambient biznesi.
Përmbajtja e trajnimit:
- Shpjegimi dhe përkufizimi i projektit
- Çfarë është menaxhimi i projektit
- Pesë fazat e veprimit të ciklit jetësor të menaxhimit të projektit
- Përkufizimi i problemit të projektit
- Caktimi i objektivave të projektit
- Planifikimi i projektit
- Struktura e aktiviteteve të ndara (SAN), ( WBS)
- Përcaktimi i kohës dhe çmimit
- Renditja e aktiviteteve
- Skema e Gantt-it
- Planifikimi i rrjetit
- PERT – VPTR
- Shkrimi i propozimit të projektit
- Buxheti i projektit
- Pakot e punës
- Menaxhimi i njerëzve dhe marrëdhënieve në projekt
- Rishikimi i orarit të projektit
- Mbyllja e projektit
- Raporti post – implementues dhe final i projektit
Në fund të trajnimit do të jeni në gjendje të:
Menaxhoni projektet e mëdha, projekte të ndërlikuara të cilat përfshijnë buxhete të mëdha dhe ekipe shumë funksionale
Kohëzgjatja: 24 orë
https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/trajnime/apliko-online/