Qëllimi i trajnimit:
Përgatitja profesionale në harmoni me normat më të larta ndërkombëtare, të aftësive komunikuese me publikun. Pjesëmarrësit e trajnimit të mund të komunikojnë lirshëm me publikun, drejtpërsëdrejti apo përmes mjeteve të komunikimit masiv (tv, radio, gazetë, revistë, internet, publikime).
Përmbajtja e trajnimit:
- Përkufizimi dhe shpjegimi i termit “Marrëdhënia me Publikun”
- Komunikimi me media e gazetarë dhe fjalimi publik
- Organizimi i zyrës për komunikim me publikun dhe raporti i zyrës me menaxhmentin
- Koha e organizimit dhe arsyeshmëria e mbajtjes së konferencës për media
- Përpilimi (forma dhe përmbajtja) dhe rëndësia e komunikatës
- Krijimi i temës pozitive
- Gjestet-domethënia e tyre gjatë fjalimit publik: duart, këmbët, sytë, trupi…
- Pjesëmarrja në takime me qytetarë dhe media
- Intervista individuale dhe grupore
- Intervistat sipas gjinive gazetareske
- Intervistat sipas llojit të medias
- Përcjellja e porosisë
- Dukja, veshja, ushtrimi dhe përballimi i tremës
- Punë praktike me kamerë: Intervista e drejtpërdrejtë dhe ajo e xhiruar
- Komunikimi me publikun në kohën e krizave
Në fund të trajnimit ju do të jeni në gjendje të:
- Kuptoni rëndësinë e marrëdhënies me publikun.
- Dini rëndësinë dhe arsyen e themelimit dhe të përgjegjësive të zyrës për informim
- Shkruani një komunikatë pa vështirësi
- Përgatitni, shkruani dhe shfrytëzoni fjalimin publik
- Dini rëndësinë e specifikave të mediave
- Dini si të visheni para daljes në publik
- Dini mirë teknikën dhe rëndësinë e gjesteve
- Dini si të silleni në takimet me publikun: drejtpërsëdrejti apo përmes mediave
- Keni të qartë nevojën e krijimit të “shtabit të reagimit të shpejt” në rast të ngjarjeve “të paparashikueshme, kohës së krizave”etj.
Kohëzgjatja: 16 orë
https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/programet-e-studimit/shkolla-profesional/trajnime/apliko-online/