Kodi penal dhe kodi i procedurës penale

Kodi penal dhe kodi i procedurës penale

JU DO TË MËSONI

Për plotësim ndryshimet e reja te kodeve, ngritja e nivelit praktik, dhe do të përfitoni nga studimet praktike.

 

PËRFITIMET TUAJA NGA KY TRAJNIM

Do të fitoni njohuri themelore praktike për Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale si dhe të fitoni njohuri të reja mbi plotësim ndryshimet e Kodit Penal Nr. 04/L-82, dt.20 prill 2012,  dhe Kodit të Procedurës Penale Nr. 04/ L-123, dt.13 dhjetor 2012.

Gjatë trajnimit do të keni komunikim interaktiv me pjesëmarrësit, konsultim për plotësim-ndryshimet e reja të kodeve, raste praktike dhe me fokus  vetëm ato pjesë të kodit me të cilat ballafaqohen Ndërmarrjet Publike.

 

PËRMBAJTJA E KËTIJ TRAJNIMI

Kodi Penal i Republikës së Kosovës

  • Parimet e Përgjithshme
  • Plotësim ndryshimet e reja
  • Vepra penale, Përgjegjësia Penale, Veprat që përjashtojnë Përgjegjësin penale
  • Qëllimi i dënimit, Matja e dënimit

Veprat e posaçme penale

  • Veprat penale kundër lirive dhe të drejtave të njeriut
  • Veprat penale kundër të drejtave në marrëdhëniet e punës
  • Veprat penale kundër shëndetit publik
  • Veprat penale kundër ekonomisë
  • Veprat penale kundër shërbimeve komunale
  • Veprat penale kundër sigurisë së përgjithshme të njerëzve dhe pasurisë
  • Veprat penale kundër administrimit të drejtësisë dhe
  • administratës publike
  • Veprat penale kundër rendit publik
  • Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare;

 

Sanksionet Penale 

  • Dënimet kryesore; dënimet alternative; dënimet plotësuese; masat e trajtimit të detyrueshëm

Kodi I Procedurës Penale I Republikës së Kosovës

  • Gjykata; Prokurori I Shtetit; I Pandehuri; I dëmtuari; Mbrojtësi
  • Gjyqtari i procedurës paraprake, Fazat e procedurës penale, Fillimi i procedurës penale, Kallëzimi Penal
  • Aktvendim për Fillimin e Hetimeve, Aktvendimi për ndalim, Seanca për caktim të Masave
  • Masat Teknike të Vëzhgimit dhe të Hetimit
  • Kontrolli dhe Konfiskimi
  • Aktakuza, Aktgjykimi( Lirues, Refuzues, Dënues)
  • Ankesa

Mjetet e Jashtëzakonshme

  • Rishikimi i Procedurës; Kërkesa për Mbrojtjen e Ligjshmërisë; Zbutja e Jashtëzakonshme e Dënimit

 

https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/programet-e-studimit/shkolla-profesional/trajnime/apliko-online/