Qëllimi i trajnimit:
- Qëllim primar i këtij trajnimi mbetet definimi i nocionit të të dhënanve gjeo-hapësinore, krijimi praktik dhe përdorimi i tyre.
- Zhvillimi i njohurive për krijimin e modeleve konceptuale, logjike dhe fizike në kuadër të të dhënave gjeo-hapësinore, do të arrihet përgjatë trajnimit.
- Modelet bazë të të dhënave gjeo-hapësinore do të shpjegohen dhe ushtrohen praktikisht me softuerë të ndryshëm që bazohen në logjikën GIS (Geographic Information System).
- Me anë të këtij trajnimi synohet që pjesëmarrësi pas trajnimit të jetë në gjendje për modelime të ndryshme të të dhënave gjeo-hapësinore sipas kërkesave të ndryshme.
- Analizat hapësinore dhe përpilimi i produkteve të ndryshme hartografike poashtu do të përfshihen në këtë trajnim.
Përmbajtja:
Geomedia Professional
- Puna me të dhënat Vektor dhe Raster.
- Krijim dhe modelim i shtresave tematike.
- Të dhënat gjeo-hapësinore (Spatial Data) dhe të dhënat jo gjeo-hapësinore (Non-Spatial data).
- Analiza hapësinore.
- Përgaditja e hartës tematike për printim
Quantum GIS
- Shkarkimi dhe rregullimi i parametrave për punë në QGIS.
- Puna me sistemet referente të koordinatave.
- Skedarët SHAPE; krijimi dhe editimi i tyre.
- Përdorimi i Pluggins të ndryshëm në kuadër të QGIS.
- Simbolizimi dhe kategorizimi i të dhënave gjeo-hapësinore.
- Të dhënat raster dhe përdorimi i tyre.
- Gjeo-vizualizim i dukurive natyrore dhe/ose shoqërore
- Analizat hapësinore .
- Formatet e të dhënave gjeo-hapësinore dhe lidhja me Google Earth.
- Modelimi dhe printimi i hartave tematike
ArcGIS/ArcCatalog
- Krijimi i bazës së të dhënave gjeo-hapësinore (Spatial Database/Geodatabase).
- Zhvillimi i grupeve të të dhënave vektor (datasets).
- Krijimi i të dhënave raster në trajtë mozaiku.
- Zhvillim i domenëve dhe sub-domenëve për të dhënat gjeo-hapësinore.
- Vendosja (Upload) e të dhënave vektor dhe raster në bazën e të dhënave gjeo-hapësinore.
- Krijimi i relacioneve mes shtresave tematike në bazën e të dhënave gjeo-hapësinore.
Rezultatet e pritshme:
Në fund të këtij moduli pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
- Të njohin konceptet e sistemit të Informacionit Gjeografik dhe të dhënave gjeo-hapësinore
- Të njohin gjeo-modelimin dhe sistemet e koordinatave
- Të përdorin softuerët: Geomedia Professional, QuantumGIS dhe ArcGIS/ArcCatalog
- Të krijojnë shtresa tematike
- Të përdorin të dhënat Vektor dhe Raster
- Të simbolizojnë dhe kategorizojnë të dhëna gje-hapësinore
- Të aplikojnë analiza hapësinore në funksion të infrastrukturës dhe shoqërisë
- Të krijojnë produkte të ndryshme hartografike
Kohëzgjatja: 12 orë
https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/programet-e-studimit/shkolla-profesional/trajnime/apliko-online/