JU DO TË MËSONI
Konceptet e përgjithshme të sigurisë, sigurinë e komunikimit, sigurinë e infrastrukturës, bazat e kriptologjisë, sigurinë në kuadër të kompanisë.
PËRFITIMET TUAJA NGA KY TRAJNIM
Vjedhja e informatës apo shkatërrimi i resurseve komunikuese mund të rezultojë jo vetëm në humbje kohe dhe të ardhura, por edhe humbje të pakthyeshme të besimit tek klientët dhe konsumatorët. Aftësia e rrjetave kompjuterike të qenët funksionale në mënyrë të vazhdueshme për shfrytëzuesit e menduar ka qenë dhe është domosdoshmëri dhe nevojë e bizneseve. Ky trajnim ju ndihmon të kuptoni në mënyrë thelbësore etikën e punës dhe sigurinë e Sistemeve Informative. Me anë të këtij trajnimi ju do të mësoni kodin e mirësjelljes dhe sigurinë e informatës në mjediset punuese ku shërbimet si për punëtorin ashtu edhe për klientin dhe konsumatorin janë të bazuara në rrjetat kompjuterike. Gjithashtu, ju do të mësoni edhe për paraqitjen e rasteve të shkeljes së Politikave dhe Procedurave të sigurisë, si dhe dokumentimin e tyre.
PËRMBAJTJA E KËTIJ TRAJNIMI
- Konceptet e përgjithshme të sigurisë
- Sigurinë e komunikimit
- Sigurinë e infrastrukturës
- Bazat e kriptologjisë
- Siguria në organizatë
https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/programet-e-studimit/shkolla-profesional/trajnime/apliko-online/