Qëllimi i trajnimit:
Njoftimi bazik për rëndësinë e sigurisë së informacionit, dhe të kuptuarit se informata duhet të shpërndahet vetëm me ata që merren me atë informacion dhe është e kufizuar për të tjerët duke u bazuar në standardet ndërkombëtare dhe legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar në fuqi.
Përmbajtja:
Moduli është i përpiluar në dy pjesë. Pjesa e parë ka të bëjë me konceptet bazë të sigurisë së informacionit ndërsa pjesa e dytë me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.
Ju do të mësoni:
- termin informatë dhe siguri e informatës
- të jepni një përshkrim të shkurtër për rëndësinë e informacioneve
- konceptin e sigurisë
- elementet dhe nivelet e rrezikut
- komponentët e informacionit
- përgjegjësit e informacionit
- dizajnimin e arkitekturës së sigurisë
- faktorët për qasje
- implementimi dhe ndërrimi i sistemeve
- plan programet për sigurinë e informacionit
- kontrollin dhe llojet e tij
- klasifikimin e informacioneve
- kompetencat për klasifikim
- legjislacioni shtetëror në fushën e mbrojtjes së të dhënave
Kohëzgjatja: 16 orë
https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/programet-e-studimit/shkolla-profesional/trajnime/apliko-online/