Balanced scorecard (skedat e balancuara të rezultateve)

Balanced scorecard (skedat e balancuara të rezultateve)

JU DO TË MËSONI

  • Konceptet bazike të “Balanced Scorecard” dhe si mund të përdoren për të përmirësuar performancë e ndërmarrjes tuaj.
  • Si aplikohet “Balanced Scorecard” në ndërmarrje të ndryshme.
  • Si të ndërtojmë dhe implementojmë ”Balanced Scorecard “duke përdorur metodologji praktike.
  • Si të ndërtojmë Profile të Strategjisë, Harta të Strategjisë dhe iniciativat të cilat duhet të ndërrmirën që të përmirësojmë strategjinë e organizatave dhe proceset.
  • Si të zhvillojmë matës të performancës më përmbajtësore për ndërmarrjen e juaj.
  • Sekuenca të sakta të hapave që duhet të ndërrmirën për ndërtimin e një ndërmarrje të fokusuar në strategji.
  • Si sistemi i “Balanced Scorecard” mund të udhëheq buxhetin e bazuar në perfomancën dhe përgjegjësin e punëtorëve.

 

PËRFITIMET TUAJA NGA KY TRAJNIM

Do të kuptoni konceptet kyçe të “Balanced Scorecard” dhe arsyen se pse ky mjet është duke përfituar çdo ditë e më tepër vëmendjen e korporatave dhe organizatave qeveritare. Do të mësoni një metodologji sistematike për ndërtimin dhe implementimin e “Balanced Scorecard” të bazuar në performancen e menaxhimit, teori e zhvilluar ne Universitetin e Harvardit dhe në eksperienca të konsulentëve të ndryshëm, ekspert të kësaj fushe. “Balanced Scorecard” do të ju ndihmon të konvertoni vizionin dhe strategjinë e ndërmarrjes tuaj në një set të matësve logjik të performancës tuaj. Katër perspektivat e BSC-ës:  matësit financiar, njohurit e konsumatorit, proceset e brendshme biznesore si dhe perspektiva e zhvillimit dhe mësimit do të ju ofrojnë një balance në mes objektivave afat shkurta dhe afat-gjata që do të reflektojnë në rezultatet e dëshiruara të ndërmarrjes tuaj.

 

PËRMBAJTJA E KËTIJ TRAJNIMI

  • Njoftim mbi “Balance Scorecard” (BSC): Pse ndërmarrjeve ju nevojitet balance scorecard?
  • Zhvillmi i “Balanced Scorecard” – matja e strategjisë se biznesit: perspektiva financiare; perspektivae
  • konsumatorit; perspektiva e proceseve të brendshme biznesore; perspektiva e zhvillimit dhe mësimit.
  • Implementimi i Balanced Scorecard – menaxhimi i strategjisë se biznesit: tragetet, burimet, iniciativat dhe buxheti. feedback dhe procesi strategjik.

Kohëzgjatja: 12 orë

Çmimi: 89 €

 

https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/programet-e-studimit/shkolla-profesional/trajnime/apliko-online/