ArcGIS – ArcMap

Qëllimi i trajnimit:

Ky trajnim u siguron pjesëmarrësve njohuri të plota të koncepteve, parimeve dhe aplikimit të GIS-it, për qëllimin e synuar të tyre.

ArcMap është një sistem kompjuterik që mundëson grumbullimin, ruajtjen, manipulimin, sistemimin, analizimin, vizualizimin, menaxhimin, raportimin, miradministrimin dhe përkrahjen e proceseve të vendimmarrjes, në lidhje me të dhënat dhe informacionet hapësinore.

Pjesëmarrësit potencial:

Studentët e Shkencave Kompjuterike, Sistemeve të Informacionit, Ndërtimtarisë, Arkitekturës, si edhe, profesionistë, inxhinierë, arkitektë, ambientalistë, planifikues (zyrtarë nga ministrit, komunat, agjencionet), hulumtues, zyrtarë nga OJQ, dhe të tjerë, puna e të cilëve lidhet me të dhëna dhe informacione hapësinore, respektivisht që janë të punësuar në sektorë të cilët kanë detyrim aplikimin e GIS-it në punën e tyre të përditshme.

Përmbajtja e këtiijë trajnimi:

  • Njohuri themelore për GIS-in;
  • Gjeoreferencimi;
  • Digjitalizimi (pikë, vijë, poligon);
  • Baza e të dhënave (tabela e atributeve);
  • Vizualizimi;

Kohëzgjatja:

Trajnimi ka kohëzgjatje prej 10 orëve dhe trajnimi do të mbahet në UBT, në Prishtinë, Ferizaj, Pejë, Gjilan dhe në Prizren.

Çmimi:

Çmimi për një pjesëmarrës është 145 euro, ku përshihet trajnimi, literatura dhe procesi i certifikimit.

 

https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/programet-e-studimit/shkolla-profesional/trajnime/apliko-online/