Qëllimi i trajnimit:
Kursi Bazat e IoT-së në kuadër të Akademisë së Rrjetave Cisco, synon t’iu ofrojë studentëve një tablo tërësore rreth “Internet of Things” (IoT). Ndërkaq, ka për qëllim të nxisë dhe zhvillojë shkathtësitë bazë nëpërmjet përdorimit të veprimtarive të ashtuquajtura “hands on-lab”, punë e cila kryhet në laborator, por e cila synon përftimin njohurive dhe aftësive, jo thjesht nga të bërit diçka dhe jo vetëm duke lexuar, por duke e parë atë duke vepruar në të njëjtën kohë), i nxitë ata të përvetësojnë metodat dhe teknikat për t’i dhënë zgjidhje problemeve në mënyrë sa më kreative që të jetë e mundur. Përveç tjerash, i aftëson ata të ndërmarrin një analizë shumëpërmasore në fushën ndërdisiplinore të elektronikës, të shqyrtojnë të dhënat, rrjetat, aspektin e sigurisë dhe atë që ndërlidhet me biznesin. Duke qenë së kursi i kushton vëmendje të veçantë dhe ka në qendër të vëmendjes studentin, i krijon kushte të përshtatshme dhe i jep mundësinë të ideojë, projektojë, dhe shqyrtojë dhënien e zgjidhjeve përmes IoT-së dhe t’ia përshtasë ato bizneseve të caktuara dhe nevojave të shoqërisë në tërësi.
Pas përfundimit të kursit, studentët aftësohet në pikat e mëposhtme:
- Pas përfundimit të kursit rreth “Connecting Things” studentët supozohet të kenë fituar njohuri se si të kenë qasje në rrjet në një “LAN” (local area network), është një rrjet kompjuterik që lidh kompjuterët brenda një zone të kufizuar, siç mund të jetë një vendbanim, shkollë, laborator, kampus universitar ose ndërtesë të caktuar), si dhe aftësinë për të zgjidhur probleme algoritmike duke përdorur gjuhën e programimit. Po ashtu, studentët fitojnë njohuri rreth koncepteve bazë të fizikës, të tilla si: voltazhi, rezistenca dhe fuqia. Veç kësaj, njihen edhe me platformën “Cisco Packet Tracer”.
- Pas përfundimit të kursit “Connecting Things”, studentët do të fitojnë njohuri se si të zbulojnë dhe të rregullojnë gabimet sa i përket pjesëve elektronike dhe atyre të programimit në një kompjuter dhe të deshifrojnë kodin “Python”.
- Hackathon Playbook (është një libër i cili përmban praktikat, garat dhe konkurset më të mira të hackathons nga studentët e IoT-së në nivel global) supozon se studentët duhet të kenë qenë pjesë e këtyre kurseve, respektivisht të Connecting Things, Big Data & Analytics ose dhe kurseve të tjera të ngjashme, përpara se të marrin pjesë në gara të këtyre llojeve.
Kohëzgjatja:
Trajnimi ka kohëzgjatje prej 70 orëve dhe trajnimi do të mbahet në UBT, në Prishtinë.
Çmimi:
Çmimi për një pjesëmarrës është 230 euro, ku përfshihet trajnimi, literatura dhe procesi i certifikimit.
https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/programet-e-studimit/shkolla-profesional/trajnime/apliko-online/