Lloji i programit: Program trajnues plotësues
Lidhja e programit me llojin e licencës për mësimdhënës
Mësimdhënës fillestar
Grupi i synuar i mësimdhënësve /vijuesve
Pjesëmarrësit të cilëve do tu mundësohet ky trajnim janë mësimdhënësit nga Cikli Fillor deri në klasën 6-të të ciklit të Mesëm të Ulët
Mësimdhënësit do të përfitojnë nga ky program trajnimi sepse do të aftësohen në njohjen e zhvillimit kognitiv dhe social të fëmijëve të moshave 6-12.Për mësimdhënënsit është e rëndësishme të kenë njohuri mbi zhvillimin njohës dhe social ,pasi zotërojnë njohuri mbi punën e trurit të kësaj grupmoshe dhe mënyrën e vendosjes së marrëdhënieve sociale të tyre.Kjo bën të mundur që mësimdhënësit të krijojnë dhe zbulojnë ide të ndryshme,të cilat do ti ndihmojnë në kombinimin e metodave frutdhënëse në mësimdhënie.Aftësimi dhe zhvillimi profesional i mësimdhënësve në këtë drejtim zhvillon aftësitë kognitive dhe sociale të kësaj grupmoshe në fushën e edukimit dhe më gjerë.
Ky program ka kohëzgjatje prej 30 orësh akademike, ku shpërndarja e orëve është si në vijim:
Teori | 10 | 33,3% |
Praktikë | 10 | 33,3% |
Vetë-studim | 8 | 26,6% |
Vlerësim | 2 | 0,6% |
Totali: | 30 | 100% |
Pas përfundimit të trajnimit mësimdhënësit do të jenë në gjendje të:
— zhvillojnë njohuritë mbi teoritë e zhvillimit kognitiv dhe social
– përmbledhin njohuritë mbi hulumtimet aktuale mbi zhvillimin e trurit dhe përshtatjen sociale dhe implikimet e mundshme për mësimdhënien
-shpjegojnë parimet në teoritë e zhvillimit kognitv dhe social sipas Piaget,Vygotski dhe Erikson
– krijojnë mjedis të përshtatshëm dhe gjithpërfshirës të të nxënit bazuar në këto parime .
– nxisin socializimin dhe njohjen ndërmjet bashkëmoshatarëve
– stimulojnë zhvillimin e kapaciteteve të ndryshme,nëpërmjet metodave të kombinuara të mësimdhënies ,bazuar në praktikat mbi idetë e Vygotskit,Piaget dhe Erikson