Zhvillimi kognitiv dhe social i fëmijëve të moshave 3-6

Zhvillimi kognitiv dhe social i fëmijëve të moshave 3-6

Lloji i programit: Program trajnues plotësues

Lidhja e programit me llojin e licencës për mësimdhënës

Mësimdhënës fillestar

Grupi i synuar i mësimdhënësve /vijuesve

 

Pjesëmarrësit të cilëve do tu mundësohet ky trajnim janë mësimdhënësit  nga Kopshtet ,Parashkollori dhe klasa e parë e ciklit Fillor.

 

Mësimdhënësit do të përfitojnë nga ky program trajnimi sepse do të aftësohen në njohjen e zhvillimit kognitiv dhe social të fëmijëve të moshave 3-6.Për mësimdhënënsit është e rëndësishme të kenë njohuri mbi  zhvillimin njohës dhe social ,pasi zotërojnë njohuri mbi  punën e trurit të kësaj grupmoshe dhe mënyrën e vendosjes së marrëdhënieve sociale të tyre.Kjo bën të mundur që mësimdhënësit të krijojnë dhe zbulojnë ide të ndryshme,të cilat do ti ndihmojnë në kombinimin e metodave frutdhënëse  në mësimdhënie.Aftësimi dhe zhvillimi profesional i mësimdhënësve në këtë drejtim zhvillon aftësitë kognitive dhe sociale të kësaj grupmoshe në fushën e edukimit dhe më gjerë

Ky program ka kohëzgjatje prej 30 orësh akademike, ku shpërndarja e orëve është si në vijim:

 

Teori1033,3%
Praktikë1033,3%
Vetë-studim826,6%
Vlerësim20,6%
Totali:30100%

 

Pas përfundimit të trajnimit mësimdhënësit do të jenë në gjendje të:

– zhvillojnë njohuritë mbi teoritë e zhvillimit kognitiv dhe social

– përmbledhin njohuritë mbi hulumtimet aktuale mbi zhvillimin e trurit dhe përshtatjen sociale dhe implikimet e mundshme për mësimdhënien

-shpjegojnë parimet në teoritë e zhvillimit kognitv dhe social sipas Piaget,Vygotski dhe Erikson

–  krijojnë mjedis të  përshtatshëm dhe gjithpërfshirës të të nxënit bazuar në këto parime .

–  nxisin socializimin dhe njohjen ndërmjet bashkëmoshatarëve

–  stimulojnë zhvillimin e kapaciteteve të ndryshme,nëpërmjet metodave të kombinuara të mësimdhënies ,bazuar në praktikat mbi idetë e Vygotskit,Piaget dhe Erikson

 

https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/trajnime-te-aprovuara-per-mesimdhenes-nga-keshilli-shteteror-per-licencimin-e-mesimdhenesve/apliko-online/