Lloji i programit: Program trajnues themelor
Lidhja e programit me llojin e licencës për mësimdhënës (shëno √ në njёrin nga katrorёt):
Mësimdhënës i karrierës
Mësimdhënës mentor
Grupi i synuar i mësimdhënësve /vijuesve (Të listohen grupet e mesimdhënsve të synuar; arsyet e përzgjedhjes së këtij grupi):
Trajnimi “Shkrimi Akademik në Shkolla”, ka për qëllim që të njoftoj kandidatët me parimet bazë në procesin e të shkruarit akademik, shkathtësi kjo mjaftë e kërkuar në të gjitha nivelet e shkollimit. Ky trajnim përgatitë kandidatët të arrijnë shkathtësitë e duhura teorike dhe praktike, të cilat mund ti aplikojnë në ambiente mësimorë me qëllim që t`i njoftojnë nxënësit për nevojën e të shkruarit bukur.
Qendra e Karrierës në UBT tash e sa vite ka arritur me sukses të prezantoj dhe promovoj trajnime të mirë dizajnuara që ndërlidhen me zhvillimin e shkathtësive te shkrimit tek të rinjtë
Ky program ka kohëzgjatje prej 15 orësh akademike, ku shpërndarja e orëve është si në vijim:
Teori | 4 | 26.6% |
Praktikë | 4 | 26.6% |
Vetë-studim | 4 | 26.6% |
Vlerësim | 3 | 20 % |
Totali: | 15 | 100% |
Pas përfundimit të trajnimit mësimdhënësit do të jenë në gjendje të:
– fitojnë njohuri të konsiderueshme mbi nevojën e të shkruarit bukur
– ndihmojnë të rinjtë të përmirësojnë gjuhën dhe të shprehurit në gjuhën shqipe;
– ndihmojnë të rinjtë të arrijnë shkathtësitë e nevojshme në të shkruarit akademik
– zgjojnë interesim të theksuar të te rinjtë për të vazhduar me shkollim adekuat;
– motivojnë dhe përmirësojnë vendimmarrjen e të rinjve.