Lloji i programit: Program trajnues themelor
Lidhja e programit me llojin e licencës për mësimdhënës
Mësimdhënës fillestar
Mësimdhënës i karrierës
Grupi i synuar i mësimdhënësve /vijuesve (Të listohen grupet e mesimdhënsve të synuar; arsyet e përzgjedhjes së këtij grupi)
Mësimdhënësit të cilët do të mund të marrin pjesë në trajnim janë mësimdhënësit nga Shkolla Fillore, Shkolla e Mesme e Ulët, dhe Shkolla e Mesme e Lartë.
Shkathtësitë e prezantimit efektiv do të ju mundësojnë që të jepni informatat në mënyrë profesionale, bindëse. Gjithashtu do të jeni në gjendje që të udhëhiqni mbledhjen, diskutimin, prezantimin për ndonjë çështje për të cilën ngarkoheni ta bëni. Një shkathtësi e cila është e rëndësishme për mbikëqyrësin dhe të gjithë ata të cilët dëshirojnë të jenë efektiv, është që të kenë njohuri të mira për procesin e komunikimit dhe mënyrën e prezantimit efektiv
Ky program ka kohëzgjatje prej 8 orësh akademike, ku shpërdarja e orëve është si në vijim:
Teori | 4 | 50% |
Praktikë | 3 | 37.5% |
Vetë-studim | 0 | 0 |
Vlerësim | 1 | 12.5% |
Totali: | 8 | 100% |
Gjatë trajnimit mësimdhënësit do të mesojne:
- Përgatiteni për prezantim
- Strukturoni dhe të planifikoni një prezantim /fjalim
- Renditni elementet e prezantimit / fjalimit që mund të ndikojnë në efektivitetin e prezantimit.
- Përdorni teknikat kryesore për një prezantim efektiv/ fjalim