Lloji i programit: Program trajnues themelor
Lidhja e programit me llojin e licencës për mësimdhënës
Mësimdhënës i karrierës
Mësimdhënës mentor
Grupi i synuar i mësimdhënësve /vijuesve (Të listohen grupet e mesimdhënsve të synuar; arsyet e përzgjedhjes së këtij grupi):
Trajnimi Orientim në karrierë dhe zhvillimi profesional në shkolla synon të përgatis kandidatët të arrijnë shkathtësitë e nevojshme për orientimin dhe zhvillimin profesional. Ky modul do të përfshijë një gamë të gjerë të aktiviteteve që ushtron Qendra e Karrierës në UBT, duke kombinuar përparësitë e shumta të UBT-së, në ofrimin e programeve profesionale
Ky program ka kohëzgjatje prej 26 orësh akademike, ku shpërndarja e orëve është si në vijim:
Teori | 10 | 38.5% |
Praktikë | 10 | 38.5% |
Vetë-studim | 4 | 15.3% |
Vlerësim | 2 | 7.7 % |
Totali: | 26 | 100% |
Pas përfundimit të trajnimit mësimdhënësit do të jenë në gjendje të:
– fitojnë njohuri të konsiderueshme për këshillim profesional
– ndihmojnë të rinjtë të cilët ende nuk janë të orientuar mbi fushat e shkollimit
– ndihmojnë të rinjtë të arrijnë shkathtësitë e nevojshme profesionale
– zgjojnë interesim të theksuar të te rinjtë për të vazhduar me shkollim adekuat;
– motivojnë dhe përmirësojnë vendimmarrjen e të rinjve.