Lloji i programit: Program trajnues themelor
Lidhja e programit me llojin e licencës për mësimdhënës (shëno √ në njёrin nga katrorёt):
Mësimdhënës fillestar
Grupi i synuar i mësimdhënësve /vijuesve
Ne kohen ne te cilen po jetojme, eshte me se e nevojshme qe nxenesit tane jo vetem t’i mesojme lidhur me lenden perkatese por permes saj t’u ndihmojme ne pervetesimin e shkathtesive te shumta. Keto shkathtesi po cilesohen si shkathtesite e shekullit XXI te cilat e bejne nxenesin te kompletuar dhe te pergatitur ne cdo aspekt. Kjo nenkupton komunikimin dhe nderveprimin e duhur me njerezit, bashkepunimin dhe punen ne grup, te menduarit kritik dhe te analizuarit e situatave nga shume perspektiva, shkathtesite e prezentimit, kreativiteti dhe keshtu me radhe. Perfitues potencial te ketyre trajnimeve do te ishin te gjithe mesimdhenesit e te gjitha niveleve te edukimit te cilet si agjent te ndryshimit do ta percillnin mesazhin e duhur tek nxenes te te gjitha moshave, niveleve, dhe vendeve.
Ky program ka kohëzgjatje prej 40 orësh akademike, ku shpërdarja e orëve është si në vijim:
Teori | 15 | 37,5% |
Praktikë | 15 | 37,5% |
Vetë-studim | 8 | 20% |
Vlerësim | 2 | 5% |
Totali: | 40 | 100% |
Pas përfundimit të trajnimit mësimdhënësit do të jenë në gjendje:
– te demonstrojne njohuri mbi rendesine e aftesimit te nxenesve sipas kerkesave te shekullit XXI
– te reflektojne mbi rolin e mesimdhenesit dhe nxenesit dhe rendesine e vendosjes se nxenesit ne qender te ores mesimore
– te perfshihen ne aktivitete te ndryshme qe direkt zhvillojne te menduarit kritik te vete mesimdhenesve dhe indirekt japin ide se si te veprohet edhe me nxenesit
– te reflektojne dhe zhvillojne strategji te menjehershme se si te aplikohet mesimdhenia e diferencuar ne menyre qe te preken nevojat e te gjithe nxenesve ne perputhshmeri me nivelin e tyre te njohurive
– te demonstrojne metoda dhe mjete te ndryshme te punes si dhe ide te aktiviteteve te cilat e bejne mesimdhenien me kreative
– te shkëmbejnë praktikat më të mira dhe ndajnë përvojat në lidhje me shkrim-leximin mediatik dhe digjital dhe vetedijesimin e nxenesve rreth ketyre koncepteve
– te identifikojne praktikat me te mira te mesimdhenies se aftesive te prezentimit
-te krijojne nje plan mesimor lidhur me lenden e tyre ne te cilin i integrojne te pakten 2 shkathtesi te shekullit XXI