Lloji i programit: Program trajnues themelor
Lidhja e programit me llojin e licencës për mësimdhënës (shëno √ në njёrin nga katrorёt):
Mësimdhënës fillestar
Grupi i synuar i mësimdhënësve /vijuesve (Të listohen grupet e mesimdhënsve të synuar; arsyet e përzgjedhjes së këtij grupi):
Klasat tradicionale vazhdimisht janë karakterizuar nga pedagogjia ku në qendër ishin mësimdhënësit dhe qasja ndaj shpërblimeve dhe ndëshkimeve për menaxhimin e klasave është përdorur në klasa. Përderisa klasat janë bërë më të përqendruara tek nxënësi kohët e fundit, menaxhimi i klasës ka vazhduar të ndjekë modelin e mëparshëm. Ky trajnim eksploron menaxhimin e klasës në kontekstin e një klase aktive me qendër nxënësin dhe ndihmon arsimtarët të ridizajnojnë klasat e tyre ku mësimi menaxhohet në mënyrë efektive. Mësimdhënësit të cilët do të mund të marrin pjesë në trajnim janë mësimdhënësit nga Shkolla Fillore, Shkolla Fillore e Mesme e Ulët, dhe Shkolla e Mesme e Lartë. Përveq mësimdhënësve, pjesë e trajnimit mund të jenë edhe koordinatorët dhe drejtuesit e shkollave që janë të etur për të shndërruar klasat e tyre në vende efektive të të mësuarit për të gjithë nxënësit e tyre.
Ky program ka kohëzgjatje prej 40 orësh akademike, ku shpërdarja e orëve është si në vijim:
Teori | 15 | 37,5% |
Praktikë | 15 | 37,5% |
Vetë-studim | 8 | 20% |
Vlerësim | 2 | 5% |
Totali: | 40 | 100% |
Pas përfundimit të trajnimit mësimdhënësit do të jenë në gjendje të:
– mësojnë dhe praktikojnë mjete reflektuese për krijimin e rregullave të përbashkëta dhe zhvillimin e aftësive për menaxhim dhe zgjidhjen e konflikteve
– zhvillojnë metoda të punës për ofrimin e një mjedisi pozitiv dhe mikpritës për nxënësit
– të analizojnë dhe përmirësojnë praktikat aktuale për të zhvilluar një qasje mësimore që ka në qendër nxënësit
– të njihen dhe të eksperimentojnë me aktivitete praktike, mjete të TIK-ut dhe teknika bashkëpunuese për t’u përdorur për mundësi interaktive të të mësuarit
– të zhvillojnë strategji efektive të menaxhimit të klasës për zhvillimin personal dhe social (p.sh. vetëbesimi, ndërtimi i ekipit, lidershipi etj.)
– shkëmbejnë praktikat më të mira dhe ndajnë përvojat në lidhje me menaxhimin e klasës me mësuesit dhe stafin arsimor