Gjuhë angleze

Lloji i programit: Program trajnues plotësues

Lidhja e programit me llojin e licencës për mësimdhënës (shëno √ në njёrin nga  katrorёt):

Mësimdhënës fillestar

Mësimdhënës i karrierës

Mësimdhënës i avancuar

Mësimdhënës mentor

Mësimdhënës i merituar

 

Grupi i synuar i mësimdhënësve /vijuesve (Të listohen grupet e mesimdhënsve të synuar; arsyet e përzgjedhjes së këtij grupi):

Në vitet e fundit koncepti i shume gjuhësisë është rritur në masë të madhe në Kosovë, por jo vetëm. Njohja e disa gjuhëve të huaja është bërë mjet i rëndësishëm i ekzistencës në rajon, Evropë dhe vendet përtej oqeanike. Për më shumë, shume gjuhësia  është transferuar në një kusht elementar në shoqëritë e sotme për të qenë në gjendje të gjejnë një vend solid pune, të avancojnë nivelin e tyre edukativ, të zhvillojnë kulturën dhe artin si dhe të krijojnë komunikim adekuat dhe afatgjatë me shoqërinë.

 

Shkolla e Gjuhës Angleze është akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, ndaj si grup i synuar i yni janë mësimdhënësit e të gjitha niveleve, të cilët do të mund të ndjekin trajnimet e gjuhës angleze dhe të certifikohen me një certifikatë të vlefshme, me qëllim që të avancojnë dhe përsosin mësimdhënien e tyre në nivelet e shkollimit ku janë përfshirë, si dhe avancimin e tyre të mëtutjeshëm.

Ky program ka kohëzgjatje prej 80 orësh mësimore në nivel të kurseve të gjuhes, ku shpërndarja e orëve është si në vijim:

 

Teori3037.5%
Praktikë2227.5%
Vetë-studim2025%
Vlerësim810 %
Totali:80100%

 

Në fund të secilit nivel, studentët duhet të arrijnë njohuritë e kërkuara për secilin nivel, sipas Kornizës Evropiane të Kualifikimeve në Gjuhën Angleze, si më poshtë.

 

GrupetNivelet sipas grupeveNiveliEmërtimet e niveleve
ANiveli bazikA1Beginner
A2Elementary
BNiveli i mesëmB1Pre- intermediate
B2Intermediate
CNiveli i lartëC1Upper intermediate
C2Advanced

 

 

https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/trajnime-te-aprovuara-per-mesimdhenes-nga-keshilli-shteteror-per-licencimin-e-mesimdhenesve/apliko-online