Lloji i programit: Program trajnues themelor
Lidhja e programit me llojin e licencës për mësimdhënës
Mësimdhënës fillestar
Mësimdhënës i karrierës
Mësimdhënës i avancuar
Grupi i synuar i mësimdhënësve /vijuesve (Të listohen grupet e mesimdhënsve të synuar; arsyet e përzgjedhjes së këtij grupi):
Mësimdhënësit të cilët do të mund të marrin pjesë në trajnim janë mësimdhënësit nga Shkolla Fillore, Shkolla e Mesme e Ulët, dhe Shkolla e Mesme e Lartë.
Mësimdhënësit do të përfitojnë nga ky trajnim sepse do te bëjnë analiza fillestare te sistemeve kompjuterike, implementime bazike te sigurise si dhe do te mesojne praktikat dhe aplikimet me bashkekohore te sigurise te cilat mund ti ndajne me nxenesit ne te ardhmen.
Ky program ka kohëzgjatje prej 40 orësh akademike, ku shpërdarja e orëve është si në vijim:
Teori | 10 | 30% |
Praktikë | 20 | 45% |
Vetë-studim | 8 | 20% |
Vlerësim | 2 | 5% |
Totali: | 40 | 100% |
Pas përfundimit të trajnimit mësimdhënësit do të jenë në gjendje të:
- Kuptojnë kërcënimet e mundshme të sistemeve të informacionit
- Kuptojne teoritë dhe parimet e sigurisë së informacionit
- Përvetësojne mekanizmat mbrojtës dhe forcën dhe kufizimet e tyre
- Demonstrojne se si të sigurohet aksesi i dosjeve dhe përdoruesve
- Shqyrtojne procedurat para dhe pas incidentit
- Sigurojne përgjigje teknike dhe menaxheriale
Prezantojne një pasqyrë të planifikimit të sigurisë së informacionit dhe funksioneve të personelit