Sistemet Operative

Kjo lende do t’i familjarizoj studente me konceptet e sistemeve operative moderne. Ligjërimi do te fokusohet ne sistemet operative te bazuara ne Linux, Sistemet Operative të Microsoftit, Android Sistemet si dhe iOS. Ne këtë lende po ashtu janë përfshirë edhe teknikat e virtualizimit konceptet si dhe teknologjitë qe përdoren. Lënda fillon duke bere përshkrimin e strukturës se sistemeve operative dhe arkitekturës se tyre. Ne vazhdim te lendes do te diskutohet për historinë e sistemeve operative, analizën e detajuar te secilës prej komponentëve qe përbëjnë një sistem operativ, duke filluar nga proceset, threadat dhe duke vazhduar te zgjerohet ne tema me te avancuara. Temat kryesore do te përfshijnë: Hyrje ne Sistemet Operative, Proceset, Threads, Sinkronizimet, Skedulimi i Procesorëve, eadlock, Menaxhimi i Memories, File Sistemet, Siguria, Rrjetet.

 

Rezultatet e të mësuarit

Rezultati 1 Identifikimin e komponentëve te ndryshme te një sistemi kompjuterik dhe si ato nder veprojnë me një sistem operativ

Rezultati 2 Të kuptojnë sistemin hierarkik të memories duke përfshirë memoriet kesh (cache) dhe memorien virtuale

Rezultati 3 Instalimi dhe Administrimi i Sistemeve Operative

 

Kohëzgjatja 120 orë, 6 kredi

 

https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/trajnime-te-aprovuar-nga-masht-per-maturante/apliko-online/