Qëllimi i këtij moduli është pajisja e studentëve me njohuri themelore teorike dhe praktike për rrjetet pa tel (Wireless), radio frekuencat RF te standardit te komunikimit 802.11. Përveç njohurive teorike te fituara, studenti do te jete ne gjendje te bej instalimin, konfigurimin, administrimin si dhe evitimin e problemeve ne rrjetat pa tel dhe ne pajisjeve qe përdoren.
Rezultatet e të mësuarit
Rezultati 1: Kupton konceptet themelore për funksionimin e rrjetave kompjuterike pa tel si dhe ne përgjithësi mbi radiovalët, frekuencat bazuar ne standardet pa tel.
Rezultati 2: Kupton standardet e komunikimit pa tel, konkretisht standardit 802.11 si teknologji dhe përparësitë qe ofron ky standard
Rezultati 3: Demonstron njohuri mbi implementimin e rrjetit pa tel përfshi ndërlidhjen e pajisjeve për komunikim si dhe menaxhimin e tyre
Rezultati 4. Kupton operimin e një rrjeti pa tel, shërbimeve qe mund te ofrohen si dhe mbulushmerine me sinjal për pajisjet marrëse.
Rezultati 5. Përfiton njohuri mbi konfigurimin e pajisjeve pa tel, ndërlidhjen e dy a po me shume pajisjeve, si dhe konfigurimin shërbimeve.
Rezultati 6. Aplikon shkathtësi për identifikim dhe evitim te problemeve te natyrës se rrjetave pa tel, implementimin e sigurisë si dhe menaxhimin e IOS-ve te pajisjeve.
Rezultati 7. Përfiton njohuri mbi analizën e performancës se një rrjeti pa tel, rritjen e performancës, planifikimin dhe implementimin me te gjer te tyre.
Kohëzgjatja 120 orë, 6 kredi