Informata rreth programit
Programi Zhvillues i Aplikacioneve ju ofron marrjen e njohurive që mund të përdoren për të projektuar, zhvilluar dhe implementuar zgjidhje softuerike për bizneset dhe produktet e tyre.
Të diplomuarit në shkollën profesionale për Zhvillues të Aplikacioneve zhvillojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre për të punuar në industrinë e teknologjisë së informacionit në pozitat, si: zhvillues aplikacioni, programer, inxhinier i softuerit, analist i sistemeve, arkitekt softuerik, etj.
Rezultatet e pritura
- Zhvillimin e aplikacioneve përmes gjuhëve programuese Java, C#, PHP;
- Dizajnimin dhe strukturimin e bazave të të dhënave;
- Ndërlidhjen e platformave të ndryshme softuerike;
- Implementimin e sigurisë gjatë zhvillimit të aplikacioneve;
- Testimin e aplikacioneve dhe zgjidhjen e shpejtë të problemeve (Troubleshoot);
- Demonstrimi dhe administrimi i kodit burimor;
- Aplikimi i analizave dhe dizajnimit sipas kërkesave të biznesit.
Kohëzgjatja e programit:
4 Semestra (2600 orë) – Intensiv
Kreditë e fituara gjatë programit:
Kredi: 130
Programi i lëndëve:
Semestri 1
- Programim
- Matematika per Informatike
- Gjuha Angleze
- Bazat e Qarqeve Kompjuterike
- Bazat Teknike per Informatike
Semestri 2
- Algoritme dhe strukturat e te dhenave
- Sistemet e informacionit dhe siguria
- Sistemet operative dhe arkitektura kompjuterike
- Sistemet e bazave e te dhenave
- Rrjeta kompjuterike dhe Caluding
Semestri 3
- Inxhinieria e softvereve
- Zhvillimi i aplikacioneve mobile
- Arkitektura e softverit
- Bazat e Menaxhimit dhe Nderrmarresise per IT
- Zhvillimi i aplikacionieve ne Web
- Laboratori i projektit I
Semestri 4
- Aplikacionet ne Web dhe E-Teknologjia
- Cilesia dhe Testimi i Aplikacioneve
- Laborator i projektit 2
- Pune Praktike me Industri
Zgjedhore
- Computer Aided Design
- 3D Modelling
- Simulation and Visualisation
Rezultatet e mësimit
- Kandidatët do të mësojnë të zhvillojnë aplikacionet e softuerit, që e bënë përdorimin efikas dhe të sigurtë të shërbimeve.
- Kandidati do të analizojë një problem dhe do të identifikojë të dhënat e duhura, komponentët harduerikë dhe softuerike, si dhe do të identifikojë kërkesat për të zhvilluar një zgjidhje të realizueshme.
- Përdorimin e mjeteve dhe praktikat që mbështesin procesin e dokumentacionit të softuerit.
- Studentët do të punojnë në mënyrë bashkëpunuese dhe në mënyrë efektive në ekipe për të arritur një qëllim të përbashkët.
- Studentët do të analizojnë teknologji lokale dhe globale të informacionit (trendët e IT-së), duke njohur ndikimet e TI-së në çështjet dhe përgjegjësitë kulturore, ekonomike, etike dhe ligjore.
https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/shkolla-profesionale/apliko-online/