
Quality Kosova me ekosistemin e UBT-së dhe me mbështetjen e ITP-së përmes Giz-it Gjerman ka themeluar UBT Start-Up School, një shkollë e re, unike me programe të veçanta për të gjithë ata që kanë pasion ndërmarrësinë.
Qëllimi i kësaj shkolle është të nxisë inovacionin dhe ndërmarrësinë për të fuqizuar ekonominë e Kosovës duke shndërruar kështu vendin tonë në një qendër të ndërmarrësve të suksesshëm dhe të gatshëm për të përballuar sfidat e tregut global.
Kjo shkollë ofron program gjithëpërfshirës mentorimi dhe trajnimi që do të aftësojë të interesuarit me teori dhe aftësi praktike të ndërmarrësisë. Në një mjedis dinamik nën mentorimin e profesionistëve të dëshmuar në shkencë dhe industri, të interesuarit do të përgatiten për një karrierë të ndritur në botën e biznesit.
Shkolla ka dizajnuar programe për tri grupe dhe varësisht grupit që i takoni ju mund të zgjidhni edhe programet:
Për nxënësit e shkollave të mesme
Për studentët
Për ndërmarrësit