Siguria dhe Shëndeti në Punë

Siguria dhe Shëndeti në Punë

Siguria dhe Shëndeti në Punë

 

Aspekti i cili lidhet me sigurimin e shëndetit dhe sigurisë në punë SSHSP (sigurimi i shëndetit dhe sigurisë në punë), ndikohet nga shumë faktorë të tillë si dalja në pah e teknologjive të reja. tekonologjitë e reja po krijojnë mënyra të ndryshme për t’iu qasur punës në këtë sektor. Gjithashtu duhet theksuar se falë këtyre ndryshimeve po ndryshon në mënyrë të vazhdueshme dhe mosha e personave të aftë për punë. Për shkak të globalizimit rreziqet që lidhen me sigurinë janë përhapur në mënyrë të vrullshme në të gjithë botën. Në këtë mënyrë është tepër e rëndësishme t’i mbrojmë punonjësit të fuqizohen si në aspektin e të ardhurave dhe i sigurisë me qëllim që të kenë mirëqënien e duhur dhe të përballen me sfidat që vijnë si rrjedhojë e konkurrencës. Sistemet e menaxhimit të sigurisë mbështesin parandalimin e pasojave të dëmshme në planin e sigurisë.

 

Menaxhimi i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Shëndetit

 

Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (SSHP) ka për qëllim të mbrojë punonjësit dhe atë çfarë i rrethon rreziqe të mundëshme. Shtjellon në mënyrë të hollësishme proçedurat dhe proçeset në mënyrë që të parandalohen rreziqet e mundshme në masë të madhe.

 

Gjithashtu përshin në vetvete dhe këto element; organizatën dhe stafin, përcaktimin dhe vlerësimin e rrezikut, vëzhgimin e punimeve, zbatimin e sigurt të ndryshimeve, planifikimin e emergjencave, nxjerrjen në pah të kompetencave që ndërlidhen me SSHP. Kjo gjë bëhet si në aspektin e sistemit të menaxhimit po ashtu edhe vlerësimit.

 

Në këtë pikëpamje vlen për tu theksuar se shumë kompani kanë pësuar rënie të numrit të aksidenteve që kur kanë nisur të marrin masat paraprake që lidhen me menaxhimin e rrezikut. Kompaninë të cilat ofrojnë shërbime të llojit teknik i kanë në konsideratë dhe i’u japin rëndësi të veçantë këtyre masave.

 

https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/trajnime/apliko-online/