Ekselenca Korniza Evropiane e Menaxhimit të Cilësisë (KEMC)
Secila kompani ka mënryën e saj të menaxhimit të cilësisë. Por kompanitë të cilat mbartin një frymë bashkëpunimi dhe krenarie janë të dalluara për efikasitetin, gjallërinë, tipare të cilat ndihmojnë në përballimin sa më të lehtë të sfidave.
Elementët kryesore të një menaxhimit të cilësisë në kompani janë të tillë si; shkalla e kenaqshmërisë së klientit, besnikëria e punonjësit, niveli i lartë i inovacionit dhe ofrimit të ekspertizës- në raport me furnitorët dhe klientët.
Të gjithë palët e interesuar merren në konsideratë në mënyrë të paanshme pa anashkaluar askënd. Kjo qasje ka efekt pozitiv mbi pronarët, punonjësit, kilentët, partnerët, furnitorët dhe shoqërinë në tërësi. Ndërkohë për sa i takon menaxherëve sjell për pasojë një përmirësim të cilësisë së përbashkët. Moto në këtë rast është: “jo hapa të mëdhenj por përmirësim i vazhdueshëm ditë pas dite”.
Cilësi e lartë dhe shumëplanëshe nënkupton me kuptin e plotë të fjalës “natyrën” në tërësi të kompanisë, dhe gama e gjerë e veprimtarive, qëndrimeve, vlerave, sjelljeve të cilat janë përmbushur. Ndër të tjera cilësi gjithëpërfshirëse nënkupton përmbushjen e kërkesave të palëve të interesuara në mënyrë të drejtëpeshuar.
Cilësia e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në një organizatë nënkupton një vlerësim të paanshëm të situatës aktuale. Në kuadër të aspekteve të vlersimit të brendshëm dhe atij të jashtëm shqyrtohen element të tillë si statusi, pikave të forta, dhe kryerja e përmiresimeve të mundshme në imazh.
Duke u bazuar në këtë, është e rëndësishme të nxirren masa të nxjerra nga potencialet e njohura të cilat zakonisht përfshijnë disa prioritete dhe të zbatohen këto masa në mënyrë efektive gjatë një periudhe më të gjatë
Ekselenca (në përputhje me modelin e KEMC të vitit 2013), përkufizohet si shkalla më e lartë e mundshme e cilësisë së një korporate ose një organizatë. Modeli i Ekselencës KEMC 2013, i cili u rishikua me pjesëmarrjen aktive të “Quality Austria”, bën ndërthurrjen mes koncepteve bazë të ekselencës sëbasku me kriteret e ponderuara dhe “RADAR Logic” sa më shumë që të jetë e mundur. “Quality Austria” është një organizatë partnere kombëtare ofron vlerësime (p.sh. Validimi për Komente për Përsosmëri, Vlerësim i Njohur për Ekselencw) dhe trajnime të harmonizuara në të gjithë Evropën.
Modeli i Ekspertizës KEMC
Modeli i Ekselencës EFQM është një kornizë me karakter jo-përshkruese e cila bazohet në nëntë kritere për vlerësimin e të gjitha fushave përkatëse të një organizate në lidhje me performancën, klientët, punonjësit, shoqërinë dhe proceset. Vlerësimi bëhet nga vlerësuesit në mënyrë të pavarur.
© KEMC
Modeli i Ekselencës KEMC
Ndihmon përmirësimin e vazhdueshme
▪ Të drejtojë një organizatë apo kompani drejt Modelit te Ekselencës
▪ Ndihmon për të kuptuar ku qëndrojnë mangësitë
▪ Kontribuon në dhënien e zgjidhjeve (p.sh. katalogu i veprimit, vlerësimit prej raporteve
Kriteret
Ky model bazohet mbi kriteret e përfundimeve dhe atyre që lidhen me përmbushjen e objektivave të cilat janë shtyllat kryesore të këtij modeli. Kriteret shërbejnë si njëlloj njësie matëse për atë çka arritur organizata në fjalë. Këto rezultate përfshijnë punonjësit, shoqërinë. Ndërkaqë kryhet dhe një analizë krahasimore e rezultateve kyçe të performancës. Kriteri i ashtuquajtur “Enabler”, ka për qëllim të mbështesë biznesin për rriitje të shkallës së efikasitetit dhe zhvillimit të vazhdueshëm të tij dhe atë çka bën një organizatë në lëmin e lidershipit, politikave, strategjive, bashkëpunimeve dhe mënyrës sesi shfrytëzon burimet. Shtyllat kryesore të një organizatë duhet të jenë inovacioni dhe krijueshmëria të cilat nxisin në mënyrë të vazhdueshme përparimin e organizatës.
Objektivat
Modeli i Ekselencës për të shfrytëzuar në mënyrë tërësore potencialin dhe burimet përkatëse për të arriturpërsosjen. Shmangia e atyre nën-kategorive dhe aspekte të organizatës të cilat nuk i shërbejnë frymës së përbashkët mund të eleminohet duke përdorur modelin e Ekselencës.
https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/trajnime/apliko-online/