Ndërlidhja me Industrinë dhe Partneriteti

Bashkëpunimi me industrinë vendore ka qenë një nga pikat e forta të UBT-së dhe Programet në UBT vazhdimisht kanë krijuar partnerët e tyre edhe nga fusha e industrisë. Në këtë kontekst, stafi ligjërues i Programit përbëhet nga një numër i konsiderueshëm i stafit me përvojë akademike dhe po ashtu përfshinë edhe staf që vjen nga industria. Megjithëse UBT është në gjendje të menaxhojë tërë procesin mësimor dhe kërkimor me staf vendor, Programi do të mbështetet nga 2 mësimdhënës ndërkombëtar, dhe kjo është në përputhje me Strategjinë e Institucionit për bashkëpunim ndërkombëtar.Në kuadër të projektit Erasmus+ UBT vazhdimisht përfshin aktorët e industrisë për projekte të përbashkëta. UBT ka partneritete të ngushta me ekipet ndërkombëtare për projekte që aplikohen ne nivele ndërkombëtare permes ekipeve bashkpunese qe kemi si nga: Gjermania, Republika Çeke, Danimarka, Holanda, Austria etj.

 

Institucioni ka krijuar tashmë një rrjet të mirë bashkëpunimi me industrinë dhe sektorin publik në marrjen e granteve të vogla kërkimore nga donatorë vendorë dhe ndërkombëtarë. Nga ana tjetër, Kolegji gjithashtu operon disa çertifikata profesionale të bazuara në tarifa me organe ndërkombëtare të formimit profesional si dhe që kanë dëshmuar të jenë një rrjedhë e vogël, por e qëndrueshme e të ardhurave.

Në tre vitet e ardhshme, programi i planit prioritet  ka shpenzimet e institucionit në funksionon të programit, mbajtjen dhe rekrutimin e personelit, fillimin e hulumtimit të aplikuar dhe përmirësimin e shërbimeve studentore.

Tutje, programi planifikon të organizojë sesione të ndryshme shkencore / konferenca dhe përkrahje të profesorëve, por gjithashtu ligjëruesve mysafir nga industria. Për këtë qëllim planifikohen:

– Publikime në revista të indeksuara, libra dhe kapituj librash

– Pjesëmarrja në konferencë dhe botimi në libra shkencorë

– Shkollat ​​verore

– Ftesat e ligjëruesve mysafir nga industria

– Leksione mysafirësh nga Qeveria dhe institucionet tjera publike

– Leksione mysafirësh nga BE / SHBA

– Çmimet e konkurrencës së studentëve etj.