NDËRLIDHJA ME INDUSTRINË DHE PARTNERITETI
Zhvillimi i programit master është iniciuar në bazë të dy nevojave të ngutshme të kërkesës dhe ofertës. Së pari, institucioni në përputhje me Strategjinë Kombëtare Ekonomike, Strategjinë Kombëtare të Arsimit, Kërkimit dhe Strategjisë Kombëtare të TIK-ut, si dhe plani strategjik institucional e sheh programin si një hap për të kontribuuar në zhvillimin social dhe ekonomik të komunitetit ku veprojnë. Në përgjithësi, Kosova ka mbetur prapa në aspektin e zhvillimit, integrimit dhe komercializimin e shërbimeve të sistemit të informacionit.
Plani strategjik i qeverisë në edukimi parashikon investime në sektorin e TIK-ut, në përgjithësi si hap drejt përmirësimit të proceseve dhe efikasitet të sektorëve të ndryshëm publikë dhe privatë në Kosovë, përfshirë përpjekjet për të zbatuar Strategjinë e-Qeverisjes, plani E-Drejtësisë, në këtë aspekt sistemet e informacionit do të kenë rol kyç për të ndihmuar zbatimin e ligjit, në raste të fatkeqësive, si dhe menaxhimit të riskut. Vendosja e sistemeve të informacionit në sektorin e arsimit ka për qëllim të përmirësojë cilësinë e mësimit dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës, do të përpiqet të miratojë një strategji E-Shëndetësi për mbështetjen dhe ngritjen e sistemeve të informacionit, dhe po ashtu, edhe tek ndërmarrjet për të ndihmuar zhvillimin e sektorit privat.
Nga ana tjetër, institucioni ka punuar me një numër të institucioneve të shërbimeve publike (p.sh. Qendra e Klinikës së Kosovës), qeveritë lokale dhe ka parë nevojën e sistemeve të informacionit bashkëkohore në përmirësimin e të dhënave shëndetësore, kujdes primar familjar, ofrim të shërbimeve sociale në nivel lokal. Përveç kësaj, qeveria lokale në përgjithësi do të ketë nevojë për një zhvillim dhe integrim të sistemeve të informacionit në fushën e menaxhimit të tokës, menaxhimin e mjedisit, fatkeqësive, kujdesin shëndetësor primar dhe sekondar, sigurimin e arsimit fillor dhe të mesëm, bujqësinë dhe zhvillimin rural, etj.
Nga ana e kërkesës, institucioni sheh një tendencë në rritje e integrimit dhe nevojën për fuqi punëtore të kualifikuar dhe të shërbimeve për bizneset dhe industrinë TIK. Sondazhet e brendshme te sektorit, bërë nga UBT Stats, çojnë në drejtim të rritjes së kërkesës nga sektorë të ndryshëm industrialë për vendime më të sofistikuara dhe sisteme mbështetëse të prodhimit, ku sistemet e informaiconit luaj rol kyç.
Integrimi i Kosovës në ekonominë botërore ka sjellë me vete forcat konkurruese që po shtyjnë bizneset lokale drejt nevojës për risi të vazhdueshme. Firmat vlerësojnë që kompetenca në shkenca kompjuterike dhe sisteme të informacionit si inpute primare që atyre do t’ju duhen në vitet e ardhshme.
Nga ana tjetër, sipas nje studimi të USAID, ‘Vlerësimi i sektorit TIK në Kosovë’, ka një rritje vjetore prej afërsisht 25% në sektorin e TI-së në Kosovë. Të ardhurat vjetore të sektorit ndryshojnë në mes 50-60 milionë eurove në vit. Ka gati 200 firma që operojnë në këtë sektor dhe disa prej tyre punësojnë më shumë se 50 punëtorë. Përveç kësaj, Agjencia e Statistikave të Kosovës, në raportin e saj te fundit, tregon se janë edhe 6700 punëtorë të angazhuar në sektorët e IT-së, në të gjithë sektorët publikë dhe privatë në Kosovë (kryesisht departamentet e IT-së).
Së fundi, institucioni strehon një numër në rritje të studentëve që përfundojnë studimet e tyre universitare në shkenca kompjuterike, sisteme të informacionit, inxhinieri dhe menaxhim të biznesit. Anketa e fundit tregon që ka kërkesë të fortë nga studentët ekzistues për të vazhduar për studime të mëtejshme. Përveç kësaj, anëtarët e stafit që punojnë në nivel të studimeve kanë treguar angazhim të madh dhe dëshirë për të parë oferta të mëtejshme në fushën e sistemeve të informacionit. Duke folur në përgjithësi, UBT-ja shihet si ofruesi më i besueshëm privat i arsimit të lartë që ka kapacitetet dhe partneritete ndërkombëtare për të ofruar në programet e kësaj natyre.