Qëllimet dhe Objektivat

Misioni i Programit të Masterit në Shkencat Paramjekësore është të kontribuojë në arsimin e lartë përmes kurrikulave bashkëkohore, të bazuara dhe të harmonizuara me praktikat më të mira në nivelin Evropian, filozofinë e veçantë arsimore, hulumtimin shkencor dhe shërbimet për komunitetin. Sa i përket mësimdhënies, programi synon të ofrojë një program të përshtatshëm për studimin e tendencave dhe zhvillimeve të së ardhmes në profesionin e Paramjekësisë, bartjen e njohurive dhe sigurimin e mësimdhënies cilësore në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, kombinimin e perspektivave globale dhe potencialin vendor të mësimdhënies ashtu që të sigurojë një mjedis mësimor më mbështetës për profesionin. Në aspektin e hulumtimit, Fakulteti synon të përmirësojë hulumtimin përmes pjesëmarrjes në projekte hulumtuese dhe zhvillimin dhe përmirësimin e laboratorëve, të avancoj hulumtimin shkencor, të implementoj projekte të përbashkëta kërkimore në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, promovoj zhvillimin e vazhdueshëm shkencor dhe akademik të stafit të tij dhe pjesëmarrje aktive në forume kërkimore ndërkombëtare dhe simpoziume. Shërbimi ndaj komunitetit i Fakultetit është i orientuar drejt ofrimit të kujdesit shëndetësorë përmes Spitalit të Përgjithshëm të UBT-së për Programet
Mjekësore dhe Shëndetësore të UBT-së dhe komunitetin, i cili ofron ekspertizë dhe asistencë teknike për institucionet publike dhe private në fushën e shërbimeve Mjekësore dhe Shëndetësore në Spitalin e Përgjithshëm të UBT-ë, marrin pjesë aktive në formimin e zhvillimeve të politikave duke marrë pjesë në borde, grupe pune, komitete dhe rishikime në Ministrinë e Shëndetësisë dhe ofrojnë partneritete si për institucionet private ashtu edhe ato publike në avancimin e mbështetjes për kujdesin e përgjithshëm dhe të specializuar shëndetësor.
 
Programi Master i Shkencave Paramjekësore synon të pajisin të diplomuarit me njohuri, aftësi dhe gjykim për të kryer me sukses rolin e kujdesit të zgjeruar paramjekësorë, paramjekësorë në komunitetit ose paramjekësorë industrial. Në mënyrë të veçantë, programi synon t’u mundësojë paramjekësorëve të marrin njohuri, aftësi, qëndrime dhe vlera të rëndësishme për ofrimin e kujdesit urgjent dhe fushëveprimit të zgjeruar të praktikës në një ambient spitalor ose në një mjedis industrial të punës. Do të pregatisë të diplomuar të cilët janë në gjendje të marrin vendime komplekse në lidhje me kujdesin e vazhdueshëm të pacientit ose aftësinë e tyre për të vazhduar punën në mjedisin industrial, dhe të cilët janë në gjendje të sigurojnë udhëheqje të rëndësishme për fushën e tyre të praktikës. Ky program do të pajisë të diplomuarit me aftësi në qasjen dhe vlerësimin e informacionit shkencor dhe klinik dhe të nxisë një qëndrim ndaj mirëmbajtjes së njohurive profesionale, e cila do të ndihmojë zhvillimin e tyre të mëtejshëm profesional.
 
Pas përfundimit të programit, të diplomuarit pritet të jenë në gjendje të demonstrojnë njohuri të zgjeruara dhe aftësi praktike klinike të nevojshme për menaxhimin dhe sigurimin e kujdesit shëndetësor holistik për komunitetet rurale dhe urbane, ose komunitetet brenda mjedisit industrial, si dhe të integrojnë dhe zbatojnë aftësitë dhe njohuritë ndërdisiplinore që kërkohen të marrin pjesë në mënyrë efektive në planifikimin, zbatimin dhe menaxhimin e programeve dhe shërbimeve të kujdesit shëndetësor.
 
Të diplomuarit do të jenë në gjendje të zbatojnë vlerësimin dhe kujdesin e individëve nga një larmi grupesh kulturore dhe artikulojnë një nivel të përparuar mirëkuptimi në dimensionet ligjore, etike dhe politike të praktikës brenda disiplinës dhe fushës speciale të praktikës.Ky program do t’u mundësojë të diplomuarve të aplikojnë aftësi kërkimore për zgjidhjen dhe përmirësimin e rezultateve shëndetësore për konsumatorët në mjediset rurale, urbane apo industriale.