Pranimi i studentëve rregullohet me Rregulloren e Pranimit të Këshillit të Fakultetit. Të drejtë regjistrimi në program kanë të gjithë aplikantët brenda kuotave të regjistrimit për studentët me kohë të plotë që kanë përfunduar studimet bachelor me 180 ECTS. Pranimi në studime bëhet në bazë të thirrjes publike duke paraqitur në Kolegjin UBT aplikimin për t’u regjistruar duke plotësuar praktikën standarde të vendosur nga Këshilli i Fakultetit. Bazuar në rezultatet dhe dokumentet e dorëzuara, Koordinatorët e Programit krijojnë një listë që specifikon se cilët kandidatë kanë pasur të drejtë të regjistrohen në bazë të rezultateve të arritura në arsimin paraprak.