Metodat e studimit dhe kërkesat për përfundimin e lëndës gjithmonë do të specifikohen në planprogramin e lëndës të disponueshëm për studentët para fillimit të lëndës. Secila lëndë ka një planprogram të detajuar, i cili është më i detajuar se ai i një programi dhe përshkruan temat që duhet të mbulohen gjatë lëndës – objektivat, përmbajtjen e lëndës për çdo javë, organizimin e punës, kërkesat për seminar dhe punën individuale, siguron listëne kërkuar dhe rekomanduar e materialit per lexim, percjellë e pjesëmarrjen dhe rregullat specifike të vlerësimit. Metodat e studimit të përdorura ne lëndë hyrëse, i japin theks te veçantë ligjëratave, punës individuale ose punës ekipore dhe diskutimeve. Puna individuale është shpesh një detyrë e gjerë leximi ose shkrimi. Lëndët thelbësore janë kryesisht të orientuara në praktikë dhe zakonisht janë të organizuara si lëndë me bazë laboratori që kerkojnë pjesëmarrje aktive në detyra praktike dhe punë ekipore, duke përfshirë detyra krijuese po ashtu edhe kërkimore. Puna individuale është zakonisht hulumtim, analizë, testim ose përfundim i një detyre ose projekti të filluar gjatë lëndës
Këtu përfshihen studime të rasteve, punë në projekt, mësim të bazuar në probleme dhe mësim të simuluar. Vizitat në terren dhe vendosjet në praktikë janë tipare të rëndësishme të procesit mësimor dhe dhënies mësim. Mundësitë për të mësuarit interaktiv forcohen përmes të mësuarit të bazuar në projekt, studimit të rasteve, ligjëruesve te ftuar, punës në grup dhe mësimit elektronik. Përdorimi i këtyre metodave të mësimdhënies mundësohet nga një raport i favorshëm mësues-student dhe klasave të vogla. Tipar kryesor i programeve tona arsimore është theksi në punën praktike, klinike dhe njohurive përkatëse të industrisë.