Pranimi në Studime, Kriteret, Afatet

Programi ka për qëllim sektorin publik dhe organizatat jo-qeveritare, si dhe ata nga sektori privat që dëshirojnë të kuptojnë më mirë politikat vendore, zhvillimore, qeverisëse, gjinore dhe ndërkombëtare.

Ajo bazohet në përvojën e programit Bachelor dhe kërkesën e gjerë për ato kurse të synuara.

 

Programi është veçanërisht i rëndësishëm për ata që kërkojnë të zhvillojnë shkathtësi dhe mirëkuptim në lidhje me politikat, e në veçanti: zhvillimore, sjelljen politike, demokratizimin shoqëror, cilësinë e qeverisjes, dhe me trendet në politikat globale në përgjithësi. Duke vlerësuar performancën dhe rezultatet, dhe duke ndikuar në vendimet e ardhshme të politikave.

 

Programi i studimit është i hapur për studentët që kanë përfunduar një program bachelor të barabartë me të paktën 180 ECTS në çdo institucion të akredituar në Kosovë. Diploma BA në Shkencë Politike ose në Shkenca Sociale ekuivalente me të (180 ECTS dhe e njohur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë).