Pranimi në Studime, Kriteret, Afatet

Pranimi i studentëve në studime rregullohet me Rregulloren e Këshillit të Fakultetit për procedurat e Pranimit. Rregullorja e Studimeve Universitare përcakton profilin e programit bachelor që është i dëshirueshëm për t’u regjistruar në këtë program master.

 

                Ky është një program pasuniversitar 2-vjeçar (120 ECTS) i ofruar nga UBT, për studentët shqipfolës të diplomuar në studimet themelore në njërën nga fushat si p.sh. Shkencat Sportive dhe disiplina të tjera të lidhura me shëndetin, si të Ushqyerit, Shëndeti Publik, Fizioterapia, Psikologjia etj.

 

Kandidatët kanë të drejtë të aplikojnë nëse ata kanë përfunduar studimet tre vjeçare të nivelit Bachelor  (së paku 180 ECTS) diplomë universitare në Shkenca Sportive dhe disiplina të tjera të sipërpërmendura të lidhura me shëndetin. Pranimi në studim bëhet në bazë të konkursit publik.