Infrastruktura

Strategjia e UBT-së dhe strategjia e Fakultetit janë të harmonizuara kudo ku mund të përdoret infrastruktura e përbashkët duke përfshirë burimet njerëzore, laboratorët dhe përdorimin e infrastrukturës tjetër kurdoherë që është e mundur për të siguruar efikasitet dhe efektivitet. Ekspertiza e integruar e Menaxhimit të Cilësisë monitoron në mënyrë rigoroze zhvillimet ose performancën bazuar në KPI-të e vendosura.

                Infrastruktura e UBT-së është certifikuar se përmbush standardet minimale për studentët me nevoja të veçanta.

Përgjegjësitë e decentralizuara të menaxhimit të infrastruktures janë vendosur në Fakultetin e Shkencave të Sportit dhe të Lëvizjes për të ofruar mbikëqyrje në:

  • Menaxhimi i stafit
  • Kapacitetet infrastrukturore- Objektet
  • Laboratorët
  • Logjistika
  • Funksionet administrative (karriera, ndërkombëtare, marketing, transferime studentore etj.